Pas mesnatës, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2026 me 81 vota pro dhe 16 kundër.
Të ardhurat e planifikuara janë rreth 8.5 miliardë euro, ndërsa shpenzimet arrijnë 8.9 miliardë euro, përfaqësuese e 31.9% të PBB-së. Kjo i tejkalon me 550 milionë euro planin e rishikuar për vitin 2025, ndërsa deficiti mbetet në nivelin 2.3% të PBB-së.
Politikat sociale janë prioritet, me 100 milionë euro për rritjen e pensioneve dhe 135 milionë euro për rimbursimin e medikamenteve. Pagat minimale do të rriten në 50 mijë lekë në muaj.
Për herë të parë, pagat e administratës publike do të indeksohen me 2.5%, duke filluar nga janari 2026. Investimet publike do të totalizojnë rreth 1.9 miliardë euro, ndërsa fondi i rindërtimit do të jetë 50 milionë euro.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të marrë rreth 853 milionë euro, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të ketë një buxhet prej 800 milionë eurosh. Ministria e Arsimit do të përfitojë 680 milionë euro, dhe Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet prej 610 milionë euro.

Leave a Reply