Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb si pikë kryesore në rendin e ditës.
Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se seanca e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar për shkak të moszgjedhjes së këtij posti. Sipas Gjykatës, Kuvendi nuk është formuar sipas nenit 66 dhe 67 të Kushtetutës, që rregullojnë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.
Për këtë arsye, është urdhëruar që ky proces të mbyllet brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Gjykata gjithashtu ka kërkuar nga deputetët që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e veprimit në interes të Republikës së Kosovës gjatë zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.
Kjo është një çështje e rëndësishme për përmbushjen e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Leave a Reply