Aktori Çun Lajçi i ka bërë thirrje sot liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të marrë drejtimin e situatës në dorë, duke e akuzuar se është mashtruar nga anëtarët e partisë së tij.
Sipas Lajçit, brenda partisë ka individë që veprojnë për përfitime personale dhe jo për të mirën e shtetit. Lajçi ka shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet populli i Kosovës, duke theksuar se fjalët tashmë nuk mjaftojnë dhe është koha për veprime konkrete.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të jetë i fortë dhe të luftojë korrupsionin brenda partisë dhe institucioneve shtetërore. Në mesazhin e tij, Lajçi ka theksuar rëndësinë e veprimeve të vendosura për të përmirësuar sektorët e shëndetësisë, kulturës dhe arsimit, të cilët sipas tij janë në krizë.
Ai ka përmendur nevojën për të siguruar bukë dhe ujë për popullin, duke theksuar se liria ka nevojë për mbështetje materiale dhe jo vetëm fjalë.

Leave a Reply