Analisti Blerim Latifi ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar si një krizë të konsiderueshme pas zgjedhjeve të 28 Dhjetorit.
Në një intervistë në Pressing në T7, Latifi argumentoi se LDK është përballur me sfida më të mëdha se kurrë më parë në historinë e saj që nga themelimi në vitin 1989. Ai theksoi se partia nuk ka qenë kurrë më e dobët, madje as pas përfundimit të luftës.
Latifi shtoi se strukturat drejtuese të LDK-së janë duke u përpjekur të zgjidhin krizën përmes procedurave të brendshme, por ai dyshon se këto masa do të jenë të mjaftueshme për të kapërcyer situatën aktuale.

Leave a Reply