LDK dhe Guxo përfundojnë bashkëpunimin në Mitrovicë

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë janë njoftuar këtë të mërkurë për ndërprerjen e koalicionit me Listën Guxo në këtë komunë.

Ky vendim u bë publik përmes një mesazhi që gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, arriti të sigurojë. Mesazhi informon se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, që u mbajt më 2 shkurt 2026, u vendos me shumicë votash për ndërprerjen e koalicionit.

Vendimi është zyrtar dhe është marrë në përputhje të plotë me rregullat e LDK-së. Anëtarët janë udhëzuar ta respektojnë këtë vendim, duke ruajtur unitetin dhe dinjitetin e degës.

Në anën tjetër, të martën, u zhvillua një takim mes Faton Pecit dhe Gëzim Plakollit, por mbetet e paqartë nëse diskutimet e tyre përfshinë çështjen e koalicionit ndërmjet dy partive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *