Në Vushtrri është vendosur një koalicion paszgjedhor mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.
Këtij zhvillimi i është bashkuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili shprehu angazhimin për zbatimin e marrëveshjes së re për bashkëqeverisje, duke u fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë. Megjithatë, LDK ka reaguar duke e cilësuar vendimin e Xhafer Tahirit si një veprim individual dhe të papranueshëm, duke theksuar se koalicioni nuk kishte miratimin e partisë.
Në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje siguroi 26.28% të votave, kurse LDK-ja arriti 21.62%. Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin Ferit Idrizi, u pozicionua e para me 38.08% të votave.

Leave a Reply