LDK-ja e hapur për bashkëpunime, pa emra të koalicioneve

Ish-deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme për të bashkëpunuar me forcat e tjera politike.

Megjithatë, ai theksoi se LDK-ja do të marrë pjesë në zgjedhje me identitetin e saj dhe jo nëpërmjet koalicioneve. Xhaferi shprehu besimin se LDK-ja do të ketë performancë të shkëlqyer në procesin zgjedhor, duke ruajtur pavarësinë e saj elektorale.

Ai përsëriti qëndrimin se, edhe pse janë të hapur për bashkëpunim, LDK-ja do të konkurrojë nën emrin dhe simbolin e saj, duke mos ndryshuar traditën e deritanishme të pjesëmarrjes në zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *