LDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën për buxhetin nesër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për nesër në orën 11:00, ku do të diskutohet për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një deklaratë për media, LDK ka bërë të ditur se do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, që ka në qendër votimin e Qeverisë së re. Partia theksoi se agjenda e seancës së parë përfshin çështje që kërkojnë një proces të mirëfilltë dhe të konsultuar, dhe nuk do të bëhet pjesë e “improvizimeve” që shpërfillin rregulloret.

LDK kritikoi atë që e quan “skenarë populistë” dhe kriza të stisura për përfitime zgjedhore. Sipas LDK-së, nëse do të kishte vullnet të sinqertë për krijimin e një shumice parlamentare, konsultimet do të ishin bërë më herët.

Partia akuzon se vendi është mbajtur në pasiguri të gjatë politike dhe se urgjenca e tanishme është rezultat i zvarritjeve të vetë organizatorëve. Qëllimi kryesor, sipas tyre, ka qenë përdorimi i krizës për përfitime elektorale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *