Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas një incidenti që përfshiu deputetin e saj, Armend Zemaj, gjatë një interviste.
Zemaj u përball me ofendime verbale të cilave iu përgjigj me një sulm fizik. Sipas një deklarate zyrtare të LDK-së, kjo ngjarje konsiderohet si një “akt i papranueshëm” dhe një “kërcënim ndaj sigurisë personale të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit dhe integritetit të institucioneve demokratike të Kosovës.”
Në reagimin e saj, LDK thekson se sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve dhe zyrtarëve të saj, janë shkelje e dinjitetit institucional dhe dëmtojnë kulturën demokratike të vendit.
Partia nënvizon se shprehja e mendimit të ndryshëm është një vlerë themelore e demokracisë, por nuk duhet kurrë të kalojë në fyerje apo dhunë.

Leave a Reply