LDK: Në garë të ngushtë për vendin e deputetit, diferencë e vogël votash

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor, rezultati mes partive tashmë është i qartë, por brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vazhdon një garë e ngushtë mes kandidatëve për ulëset në Kuvendin e Kosovës.

LDK ka siguruar 15 ulëse parlamentare, ndërsa tre kandidatë po përballen për ulësen e fundit të disponueshme. Fadil Hadergjonaj, Ermal Sadiku dhe Arben Gashi janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë.

Aktualisht, Hadergjonaj dhe Sadiku kanë siguruar ulëse, ndërsa Gashi është në pritje, me një diferencë të vogël votash mes tyre që mund të ndryshojë përbërjen e grupit parlamentar të partisë. Deri tani, Hadergjonaj qëndron në vendin e 14-të me 17,533 vota, Sadiku në të 15-in me 17,513 vota, ndërsa Gashi është i 16-ti me 17,154 vota.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon numërimin e votave me postë, ku janë numëruar 85.52% e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *