Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Zemaj shprehu shqetësimin e tij për atë që ai e quan manipulim të opinionit publik që nga muaji prill, duke theksuar se kjo seancë është një përpjekje e fundit për të fshehur mungesën e numrave të nevojshëm për krijimin e institucioneve të reja. Ai e konsideron këtë seancë si jolegjitime dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.
Deputeti Zemaj theksoi gjithashtu se LDK do të marrë pjesë vetëm në seancën ku do të votohet për qeverinë e re.

Leave a Reply