LDK përfundon koalicionin me Pecin pas emërimit të Asllanit

Në një mbledhje të mbajtur mbrëmë, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vendosi përfundimin e koalicionit me Faton Pecin në Mitrovicë.

Ky vendim vjen pas emërimit të Gazmend Asllanit në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili nuk ishte propozuar nga LDK-ja. Ky bashkëpunim mes dy palëve u shua pas rreth një muaji, duke u bërë një nga koalicionet më jetëshkurtra në politikën e Mitrovicës.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se emërimi i Asllanit, që ndodhi pa konsultim paraprak me LDK-në, ishte arsyeja kryesore e prishjes së marrëveshjes. Kjo mbledhje, ku morën pjesë anëtarët e kryesisë, vulosi fundin e kësaj aleance politike në qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *