Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot në ora 18:00 do të organizojë tubimin përmbyllës të fushatës së saj zgjedhore.
Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Në një postim të bërë nga LDK-ja, është ftuar publiku të marrë pjesë në këtë aktivitet, duke e cilësuar atë si një mbrëmje shprese dhe angazhimi.
Ky tubim shënon përfundimin e aktiviteteve të fushatës së partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply