LDK përgatitet për votim të fshehtë në sallën e Kuvendit

Në sallën ku po zhvillohet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë duke u bërë përgatitjet për votimin e fshehtë.

Gazeta Express ka siguruar një fotografi që tregon platformat e vendosura në një pjesë të sallës, ku anëtarët do të kenë mundësi të votojnë në mënyrë diskrete. Pjesëmarrësit e Kuvendit do të shprehin qëndrimin e tyre me një votë pro ose kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë.

Ky proces votimi është një hap i rëndësishëm në vendimmarrjen e mëtejshme të LDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *