LDK përjashton mbështetjen për qeverinë dhe koalicionin me VV-në

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të mbështesë formimin e Qeverisë dhe nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Guri theksoi se keqqeverisja e Vetëvendosjes, me Albin Kurtin në krye, është arsyeja kryesore për këtë qëndrim. Guri sqaroi se LDK ka refuzuar ftesat për koalicion që nga fillimi i procesit të konstituimit të Kuvendit, duke mos qenë e gatshme të bashkëqeverisë me LVV për shkak të qeverisjes së tyre të mëparshme.

Ai theksoi se LDK nuk ka marrë ftesa zyrtare për bisedime, por edhe në rast se do të vinte një e tillë, do të refuzohej. Deputeti po ashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së marrëdhënieve të mira me aleatët ndërkombëtarë, të cilat, sipas tij, janë dëmtuar gjatë katër viteve të fundit nga qeverisja e Vetëvendosjes.

Ai përfundoi duke thënë se LDK nuk ka qenë e interesuar të diskutojë mbi ofertat e LVV, duke e konsideruar këtë çështje si një përgjegjësi për të mirën e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *