Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar dhjetëshen e parë të listës së saj, ku në krye qëndron kryetari Lumir Abdixhiku.
Pas tij, renditet Kujtim Shala, ndërsa vendi i tretë i takon Hykmete Bajramit. Në listën e kandidatëve të LDK-së, pozicionet e tjera përfshijnë: Doarsa Xhelilin në vendin e katërt dhe Lutfi Hazirin në të pestin.
Avdullah Hoti zë vendin e gjashtë, ndërsa Anton Quni është i shtati. Jehona Lustaku dhe Ferid Agani pasojnë në vendet tetë dhe nëntë, ndërsa Uke Rugova e mbyll këtë dhjetëshe në vendin e dhjetë.
Ky renditje tregon përzgjedhjen strategjike të partisë për përfaqësimin në zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë figura të njohura dhe me ndikim në skenën politike të Kosovës.

Leave a Reply