Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike raportet mbi shpenzimet e partive politike për periudhën tetor-dhjetor 2025.
Ndër partitë e përfshira është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), që ka shpenzuar gati çerek milionë euro gjatë këtyre tre muajve. Nga të dhënat e KQZ-së, LDK-ja kishte parashikuar një buxhet prej 225,959.03 euro, ndërsa shpenzimet reale kanë qenë 224,859.70 euro, duke mos e tejkaluar buxhetin për 1,099.33 euro.
Shpenzimet më të mëdha janë dedikuar për pagat e punëtorëve, që kanë arritur në 85,396.68 euro. Gjithashtu, janë shpenzuar 1,154.50 euro për telekomunikacion dhe 35,650.00 euro për shërbime arsimore, trajnuese dhe teknike.
Pjesa e mbetur e fondeve është përdorur për aktivitete operative, përfshirë shërbime zyre, ushqim, pije dhe lëndë djegëse, si dhe për shpenzime të tjera administrative.

Leave a Reply