Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 godasin Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme zonën e juglindjes së Shqipërisë, duke u ndier qartë në disa lokalitete përreth Korçës.

Sipas burimeve sizmologjike, epiqendra e tërmetit ndodhej në territorin grek, afër Kosturit, ndërsa tronditjet më të forta u ndien në aksin Hoçisht – Bilisht – Korçë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile konfirmoi se tërmeti u regjistrua më 4 shkurt 2026, rreth orës 19:50.

Deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se thellësia e lëkundjeve varionte nga 5 deri në 15 kilometra.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të ri. Deri në këtë moment, nuk ka shqetësime për pasoja të mëdha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *