Në një nga momentet më prekëse të edicionit të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona ndau historinë e dhimbshme të humbjes së nënës dhe motrës së saj në një aksident tragjik, ngjarje që shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Opinionistja Leonora Jakupi, e cila nuk mundi t’i përmbante lotët, ndau gjithashtu emocionet e saj me publikun. Teksa diskutonte mbi rrëfimin e Elijonës, Leonora, e emocionuar dhe me zë të dridhur, tha: “Ata që më njohin, e dinë historinë time dhe e kuptojnë sa e vështirë është.”
Kjo ngjarje, e cila u transmetua drejtpërdrejt, preku mijëra telespektatorë që panë Leonorën të përballej me emocionet e saj para kamerave.
Duke përkujtuar plagët e saj, ajo bëri një thirrje të fuqishme për prindërit: “Ju lutem, tregoni kujdes për fëmijët tuaj. Kur ke prindin gjallë dhe nuk merr dashurinë e tij, është shumë e vështirë.”
Në një natë të mbushur me lot, Leonora dhe Elijona treguan se realiteti brenda “Big Brother”-it mund të prekë plagët më të thella, duke dëshmuar se empatia është ajo që i bashkon njerëzit.

Leave a Reply