Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e konkurrentes Alba, duke sugjeruar se ajo mund të vuajë nga Sindroma e Stokholmit.
Jakupi shprehet se është e vështirë të kuptohet se si një grua mund të ketë kaq pak respekt për veten në një marrëdhënie me një burrë. Ajo thekson se, megjithëse Alba duket e arsyeshme në disa aspekte, kur diskuton për Limin, sjelljet e saj duken të palogjikshme dhe me mungesë respekti për vetveten.
Për Leonorën, kjo mund të jetë një shenjë e sindromës së përmendur, pasi ndryshe sjellja e saj do të ishte e pashpjegueshme.

Leave a Reply