Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit nga Balluku

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës, është emëruar zyrtarisht në krye të Portit të Durrësit.

Ky vendim është marrë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro-Furxhi, përmes një postimi në ‘Facebook’, e ka vlerësuar këtë ndryshim si një lajm të shkëlqyer.

Ajo theksoi se Durrësi është një portë kyçe drejt Adriatikut si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, dhe se Aliu, me përvojën e tij të pasur si ish-ministër në Kosovë, është zgjedhja e duhur për këtë rol. Sipas Kumbaro-Furxhi, Aliu ka qenë një bashkëpunëtor i çmuar gjatë kohës kur ajo ishte Ministre e Mjedisit, duke pasur marrëdhënie të shkëlqyera pune.

Megjithatë, pak pas postimit, ministrja e fshiu njoftimin nga llogaria e saj. Përkundër kësaj, postimi fillestar është ruajtur nga media Nacionale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *