Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan të hënën në Durrës për Samitin Brdo-Brijuni, ku u diskutua për perspektivën e rajonit në Bashkimin Evropian.
Tema e samitit ishte “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”. Samiti fokusohet në avancimin e integrimit evropian dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ky takim vjen në një kohë kyçe për rajonin, ku përveç çështjeve të integrimit, diskutohen edhe stabiliteti politik dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve. Agjenda e samitit përfshinte një ceremoni mirëseardhjeje, një seancë plenare dhe një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidentes së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, dhe Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Samiti synon të forcojë lidhjet dhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE për vendet e rajonit.

Leave a Reply