Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Samitin Brdo-Bijuni

Në Durrës po zhvillohet Samiti i Procesit të Brdo-Brijuni, ku liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të diskutuar mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si nikoqir i këtij samiti, theksoi rëndësinë e platformës për avancimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Tema kryesore e samitit është “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Ndërkohë, Plani i Rritjes së BE-së për rajonin, një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh, është vënë në zbatim për të gjitha vendet, përveç Kosovës dhe Bosnjës. Kosova, e cila ende nuk ka statusin e kandidatit për BE, përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Ky samit është një mundësi për përballje të drejtpërdrejtë midis Osmanit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve të fundit lidhur me sigurinë rajonale. Takimi organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, me qëllim forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, duke vazhduar përpjekjet për anëtarësim në BE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *