Liderët fetarë shqiptarë mbështesin protestën për UÇK-në

Një manifestim mbarëkombëtar është planifikuar të zhvillohet të premten, më 17 tetor, në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës, në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

Protesta do të fillojë në orën 17:00 dhe pritet të tërheqë pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare. Përfaqësues të ndryshëm të komuniteteve fetare do të jenë të pranishëm.

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, ka konfirmuar pjesëmarrjen duke theksuar përkrahjen për të akuzuarit. Ai deklaroi se Bektashinjtë do të vazhdojnë të mbështesin luftëtarët për Kosovën.

Gjithashtu, Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja, ka bërë të ditur mbështetjen e tij për protestën, duke ftuar myslimanët të marrin pjesë. Ai njoftoi se do të jetë i pranishëm në protestë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç është bërë e ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Procesi gjyqësor në Hagë për Hashim Thaçin dhe të tjerët është në zhvillim, ku të akuzuarit i kanë mohuar krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *