Një ligjëratë në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, mbi Gjykatën Speciale, ka shkaktuar një valë reagimesh në publik dhe në media.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, shprehu shqetësimin e PDK-së për informacionin e ofruar në shkolla nga përfaqësues të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si të njëanshëm dhe të papranueshëm. Ai theksoi se nxënësit, shumica nën 18 vjeç, janë përballur me akuza ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Ndërkohë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) konfirmoi se aktiviteti ishte i autorizuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës dhe se ligjëratat mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës. Një memorandum i nënshkruar në vitin 2017 ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe YIHR, siguron zhvillimin e leksioneve të tilla në shkolla për të promovuar drejtësinë tranzicionale.
Ironikisht, PDK-ja, që tani kritikon aktivitetet, ka përfaqësues që kanë mbështetur këtë marrëveshje kur u krijua.

Leave a Reply