Nga 1 tetori 2025, në disa kantone të Zvicrës, do të ketë ndryshime për qiradhënësit që ofrojnë apartamente me qira.
Me ligjin e ri, nëse një qiramarrës i ri merr një apartament, do të duhet të informohet për qiranë e mëparshme dhe të drejtën e tij për të kundërshtuar qiranë aktuale. Kjo do të arrihet përmes një formulari zyrtar që përfshin normën më të fundit të interesit referues ose të inflacionit.
Kantonet ku ky rregull tashmë aplikohet përfshijnë Basel-City, Fribourg, Gjenevë, Lucernë, Zug dhe Cyrih, si dhe disa zona në Neuchâtel dhe Vaud. Ky ndryshim synon të rrisë transparencën dhe të kufizojë rritjet e tepruara të qirave.
Në rastet ku qiraja tejkalon 10 përqind të lejuar, qiramarrësit kanë të drejtë ta kundërshtojnë atë. Studimet e fundit kanë treguar se pas ndërrimit të qiramarrësve, qiratë shpesh rriten në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo masë synon të ndihmojë në parandalimin e abuzimeve të tilla.

Leave a Reply