Gjatë një bisede në shtëpinë e famshme, Lim Hoti i ka përcjellë një mesazh verbal këngëtarit Labinot Rexha.
Sipas videos, Hoti i bën me shenjë Rexhës dhe i thotë: “Ki të fala prej B.” Kur Rexha pyet nëse ky person është brenda, Hoti i konfirmon se nuk është. Pas kësaj shkëmbimi, Rexha e përqafon Hotin dhe i thotë “BR”, duke shtuar: “Tash ti e din që jam i fortë…”.
Biseda përfshinte pretendime se ky mesazh vinte nga Brilant Bahtiri, i cili është në kërkim në kuadër të operacionit “Qielli i Thyer” dhe aktualisht është në arrati. Bahtiri përmendet si djali i Shemsi Bahtirit, i lidhur me Vetëvendosjen.
Labinot Rexha është parë shpesh në evente muzikore që mendohet se janë organizuar nga ky i fundit.

Leave a Reply