Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën.
Limaj, gjatë një interviste në Pressing në T7, argumentoi se Osmani ka shkelur Kushtetutën duke pranuar konstituimin e Kuvendit dhe duke mandatuar një figurë që nuk kishte marrë votën e nevojshme. Ai theksoi se përgjegjësia për këtë akt kërkon dorëheqjen e menjëhershme të presidentes, duke e konsideruar këtë si veprimin e duhur në këto rrethana.
Ky vendim i gjykatës ngre pikëpyetje të mëdha për proceset vendimmarrëse në institucionet më të larta të vendit.

Leave a Reply