Limaj shpreh gatishmërinë për bisedime me Kurtin, me kusht

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të takohet me kryeministrin e Kosovës për çështje nacionale, pavarësisht se kush është në pushtet.

Limaj, gjatë një interviste në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, deklaroi se nuk ka një Kosovë tjetër rezervë dhe se për tema të rëndësishme kombëtare është i pranishëm pa marrë parasysh pozitat politike. Ai shtoi se pavarësisht se a pajtohet me diskutimet, prania e tij është e rëndësishme.

“Nuk më interesojnë çështjet personale në politikë,” tha Limaj. “Kur bëhet fjalë për çështje nacionale, gjithmonë do të ulem në tavolinë.”

Limaj theksoi se është i gatshëm të mbrojë qëndrimet e tij dhe të ofrojë këshilla kurdo që të ftohet nga kryeministri me mandat legjitim.

“Është vendi ynë dhe duhet të flasim për të njëjtën tokë,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *