Lindita Çunmulaj përgjigjet Edona Llalloshit për historinë

Aktorja Lindita Çunmulaj ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këngëtares dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, pasi kjo e fundit i përshtati një këngë të Çun Mulës për liderin politik Albin Kurti.

Në një postim në ‘Facebook’, Çunmulaj theksoi se historia nuk mund të ndryshohet me mikrofon dhe se “këngët që i kushtohen heronjve të kombit nuk duhet të përshtaten sipas rrethanave aktuale”. Ajo e krahasoi veprimin e Llalloshit me ndryshimin e historisë, duke thënë se përdorimi i këngës së Çun Mulës për një politikan të sotëm është si të ndërroni emrin në këngën për Adem Jasharin – diçka e papranueshme, sepse historia ka emër, kohë dhe gjak.

Kënga e Llalloshit, e dedikuar për Albin Kurtin, përmban vargun “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”, që në fakt është një adaptim i këngës kushtuar Çun Mulës, dhe ka shkaktuar mjaft reagime publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *