Leo ka zgjedhur të reagojë përmes një InstaStory, ku shfaqet me një përgjigje të shkurtër dhe të thjeshtë: “OK”.
Ky postim ka ngjallur menjëherë diskutime dhe interpretime të ndryshme nga ndjekësit në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Lela ka ndarë më parë përjetimet e saj pas ndarjes, duke theksuar se historia e saj është komentuar dhe gjykuar në çdo detaj.
Ajo ka vënë në dukje se ka mësuar të mos ketë nevojë për justifikime për të mbrojtur të vërtetën e saj: “Prej ditës kur historia ime u publikua, u gjykua më shumë sesa u kuptua, por kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde.”
Ky reagim i Leos vjen pas deklaratës emocionale të Lelës, duke sjellë vëmendje të re mbi situatën.

Leave a Reply