Gjatë diskutimeve në emisionin “Debat Plus”, gazetari Lirim Mehmetaj sfidoi analistin Sadri Ramabaja lidhur me zgjedhjet në komunën e Vushtrrisë.
Mehmetaj shprehu bindjen se PDK do të fitojë dhe i propozoi Ramabajës një bast për këtë çështje. Gjatë debatit, Ramabaja parashikoi se Lëvizja Vetëvendosje do të triumfojë në këtë komunë.
Mehmetaj, duke kërkuar bast, sugjeroi që të vihen në lojë pagat e vitit të ardhshëm të analistëve që marrin pjesë në emision. Megjithatë, Ramabaja refuzoi t’i përgjigjet kësaj sfide, duke u shprehur se nuk merret me baste të tilla.
Mehmetaj e interpretoi këtë refuzim si një tregues që Ramabaja nuk është i bindur për fitoren e VV në Vushtrri, por e mbështet publikisht për arsye politike. Për më shumë detaje, mund të ndiqni videon e plotë të debatit.

Leave a Reply