Lista e LDK-së pëson ndryshime pas rinumërimit të votave

Në procesin e rinumërimit të votave, lista e kandidatëve për deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pësuar ndryshime të dukshme.

Deri tani, nga kutitë e rinumëruara, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku ka humbur 276 vota, ndërsa ka fituar vetëm 103 vota të reja. Kryetari i LDK-së, së bashku me disa kandidatë të tjerë, ka pësuar rënie në numrin e votave.

Abdixhiku ka humbur 20 vota, ndërsa Xhafer Gashi dhe Zeni Krasniqi kanë humbur nga 17 vota secili. Anton Quni ka humbur 16 vota, kurse Rrezarta Krasniqi dhe Serbeze Muçaj kanë humbur nga 11 vota, dhe Arben Gashi ka humbur 10 vota.

Nga ana tjetër, disa kandidatëve u janë shtuar votat: Paris Gurit me 10 vota, Esra Myrtezanit dhe Fetah Rudit me nga 6 vota, dhe Ermal Sadikut e Kimete Hasallarit me nga 5 vota secili. Rinumërimi do të vazhdojë në më shumë se 900 vendvotime, ku deri tani janë përfunduar 217 prej tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *