Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë publik listën e studentëve që do të përfitojnë bursa nga MASHT për vitin akademik 2025/2026.
Janë 69 studentë të cilët do të ndjekin studimet e tyre jashtë vendit, duke përfituar secili nga 7,000 euro. Nagavci theksoi se këta studentë do të studiojnë në disa nga universitetet më të mira në botë, sipas renditjes së Times Higher Education për vitin 2025.
Ajo shtoi se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt mbështetjes dhe fuqizimit të rinisë, duke investuar në të ardhmen e vendit tonë. Në postimin e saj, Nagavci shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë dhe Qeverisë për të ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse për studentët që synojnë arritje akademike në nivel ndërkombëtar.

Leave a Reply