“Lista për Familjen” hapur për koalicione në zgjedhje

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka konfirmuar se koalicioni “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të zhvillohen ato.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rrahmani theksoi se mbështetja e marrë në zgjedhjet e fundit është një angazhim i vlefshëm për vazhdimin e misionit të tyre. Rrahmani, i cili udhëhoqi këtë listë gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, deklaroi se kauza e mbrojtjes së familjes shqiptare mbetet prioritet dhe nuk do të ndalet.

Ai ritheksoi se 20 mijë votat e siguruara janë një përgjegjësi e madhe për të çuar përpara këtë mision. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha partitë politike parlamentare në kuadër të koalicioneve parazgjedhore.

Rrahmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mbi baza të përbashkëta dhe vlera që mbështesin të ardhmen e përbashkët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *