Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka përmbysur vendimin e mëparshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) duke miratuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Vendimi i ri vjen pas pranimit të rekomandimit nga Zyra për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ. Sipas njoftimit të bërë publik, është pranuar ankimimi i Listës Serbe kundër vendimit të KQZ-së, me seli në Mitrovicën e Veriut.
Ky zhvillim nënkupton që Lista Serbe është certifikuar zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor. Ky vendim shënon një kthesë në procesin zgjedhor, duke lejuar subjektin politik të garojë në zgjedhje, pas një mosmarrëveshjeje fillestare me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply