Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, ka fituar të drejtën për të marrë pjesë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Ky vendim erdhi pasi ankesa e tyre ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u pranua. Vendimi fillestar i KQZ-së, i datës 02.12.2025, u ndryshua pas pranimit të rekomandimit nga Zyra për Çertifikim dhe Kontroll Financiar brenda KQZ-së.
Kështu, Lista Serbe u çertifikua zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo çështje kishte ngritur një debat të rëndësishëm në lidhje me procesin e çertifikimit të subjekteve politike në Kosovë.

Leave a Reply