Lista Serbe triumfon në 9 komuna, Kllokoti në balotazh

Pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, verifikimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora vijon ende.

Rezultatet fillestare kanë sjellë surpriza, veçanërisht në Drenas dhe Fushë Kosovë, ku kandidatët Ramiz Lladrovci dhe Valon Prebreza kanë arritur rezultate që kanë habitur analistët dhe sondazhet paraprake. Në Kllokot, Lista Serbe, e njohur për dominimin e saj në komunat me shumicë serbe, nuk arriti të fitojë në raundin e parë.

Kandidati Bozidar Dejanovic, me 882 vota ose 41,62 për qind, nuk arriti të sigurojë fitore dhe do të përballet në balotazh me Srecko Spasic nga Srpska Narodna Sloga, që mori 666 vota ose 31,43 për qind. Kandidati shqiptar Arbër Emini mblodhi 498 vota, duke shfaqur një rritje të mbështetjes për subjektet shqiptare në këtë zonë.

Balotazhi për komunat ku nuk u zgjodh kryetari në raundin e parë është planifikuar për më 9 nëntor 2025.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *