Liverpooli ka shënuar një fitore të rëndësishme në Ligën Premier, duke mposhtur West Ham United me rezultat 0-2 në një ndeshje si mysafirë.
“Të Kuqtë” treguan një performancë të fortë, megjithëse rezultati përfundimtar ishte me dy gola diferencë. Fillimi i ndeshjes pa Liverpoolin të sulmonte fuqishëm, ku Alexander Isak dhe Florian Wirtz krijuan mundësi shënimi, por portieri Alphonse Areola mbrojti portën me ndërhyrje të shkëlqyera.
Goli i parë erdhi në minutën e 60-të, kur Cody Gakpo asistoi dhe Isak realizoi golin e tij të parë për Liverpoolin. Situata për West Ham u përkeqësua pasi Lucas Paqueta u ndëshkua me karton të dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Në minutën e 92-të, Gakpo shënoi golin e dytë pas asistimit nga Joe Gomez, duke vulosur fitoren. Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tetë në tabelë me 21 pikë, ndërsa West Ham renditet në pozitën e 17-të me 11 pikë.

Leave a Reply