Liverpool nuk do të lejojë largimin e Federico Chiesas gjatë janarit, pavarësisht vëmendjes nga Napoli dhe Juventus.
Sky Sports UK dhe TuttoMercato raportojnë se klubi anglez ka mbyllur derën për çdo lëvizje të tij në mes të sezonit. Chiesa, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Juventus në verën e vitit 2024, është pjesë e planeve të skuadrës për pjesën e mbetur të kampionatit.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, dhe në këtë sezon ai ka luajtur 15 ndeshje në Ligën Premier, duke shënuar dy gola. Ndërsa Napoli dhe Juventus vazhdojnë të monitorojnë situatën e tij, Liverpool ka bërë të qartë se çdo lëvizje e mundshme do të shqyrtohet vetëm pas përfundimit të sezonit, duke preferuar një shitje të përhershme mbi një huazim të përkohshëm.
Çdo rikthim i Chiesas në Serie A do të duhet të presë deri në verë dhe do të varet nga kushtet e caktuara nga klubi anglez.

Leave a Reply