Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur për Vox Kosova se ka pasur një takim për drekë me nënkryetaren e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Sipas tij, ky takim është mbajtur në Fushticë, në restorantin “Blinajë”, dhe ka qenë kryekëput për arsye personale. Lladrovci sqaroi se lidhja me Albulena Haxhiun lidhet me marrëdhëniet e tij të ngushta me gjyshin e saj, Bacën Ahmet, të cilin e konsideronte një mik të besuar gjatë periudhës së ilegales.
Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për çështje politike, por për një lidhje personale që daton prej kohësh. Ky shpjegim u dha për të sqaruar natyrën e takimit, duke i dhënë përparësi aspektit privat të çështjes.

Leave a Reply