Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili përdori termin “hajvana” për opozitën pas zgjedhjeve.
Lladrovci shprehu mendimin se Kurti nuk ka mundur të përmbahet, duke e cilësuar këtë si një gabim, megjithëse nuk e konsideron një çështje të madhe, pasi termi nuk ishte drejtuar qytetarëve, por liderëve opozitarë. Kur u pyet nëse Kurti kishte konsumuar alkool, Lladrovci tha se nuk ka dyshime mbi këtë dhe është i gatshëm të kërkojë falje publikisht nëse Kurti pretendon se nuk ka qenë i dehur.
Ai theksoi se informacionet që ka marrë sugjerojnë se kryeministri kishte konsumuar pije alkoolike. Në përfundim, Lladrovci nënvizoi se deklaratat e Kurtit nuk janë një sulm ndaj qytetarëve, por një shqetësim i drejtëpërdrejtë ndaj liderëve politikë.

Leave a Reply