Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim me asamblistët e rinj dhe kandidatët e listës fituese “Për Drenasin Kampion”, së bashku me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Arben Shala.
Lladrovci i përgëzoi të pranishmit për fitoren, të cilën e quajti “shembullore” dhe një fitore e qytetarëve të Drenasit. Gjatë takimit, asamblistët vendosën që Burim Bujupi të jetë kandidati për Kryesues të Kuvendit Komunal, ndërsa Gani Krasniqi do të shërbejë si Shef i Grupit Parlamentar.
Lladrovci falënderoi asamblistët për përkushtimin e treguar gjatë fushatës dhe shprehu besimin se ata do të jenë përfaqësues të denjë dhe me integritet në Kuvendin Komunal. Lideri i Drenasit u shpreh se qyteti edhe një herë e ka dëshmuar veten si zemra e Kosovës dhe se do të vazhdojnë të punojnë me kandidatët fitues dhe qytetarët kampionë.

Leave a Reply