Kryetari aktual i Komunës së Drenasit dhe kandidati për rizgjedhje, Ramiz Lladrovci, i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin përfundimtar të fushatës, i cili do të mbahet këtë mbrëmje në sallën e sporteve “Hysni Jetullahu” në Poklek të Ri.
Ngjarja është planifikuar të fillojë në ora 19:00 dhe do të ketë si mysafir special këngëtarin e njohur nga Shqipëria, Noizy, që do të performojë për të mbështetur Lladrovcin. Ky tubim ka për qëllim të ofrojë një mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Leave a Reply