Kryetari i Drenasit, i zgjedhur rishtas në zgjedhjet lokale të 12 tetorit nën iniciativën “Për Drenasin Kampion”, ka mbajtur një konferencë për media pasditen e sotme për të diskutuar planin e tij për të mbështetur kandidatët e PDK-së në balotazh.
Në zyrat e Degës së PDK-së në Drenas, Lladrovci njoftoi se do të ofrojë mbështetje për kandidatët që janë në garë për balotazh në komuna të ndryshme. Ai përmendi veçanërisht Arian Tahirin në Mitrovicë dhe Sokol Bashotën në Klinë, duke shprehur angazhim për t’i ndihmuar ata në fushatat e tyre.
“Kam shumë miq që janë në balotazh. Do të ofroj ndihmë të pakursyer në Mitrovicë, ku Ariani e meriton pushtetin dhe është vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli.
Gjithashtu, do të mbështes mikun tim të hershëm, zotëri Sokol Bashota,” deklaroi Lladrovci.

Leave a Reply