Kënga e Edona Llalloshit, e cila i kushtohet Albin Kurtit dhe e paraqet atë në terma folklorikë dhe heroikë, ka ngjallur diskutime të shumta.
Së fundi, Lirim Mehmetaj ka reaguar duke deklaruar se Kurti, në të vërtetë, “refuzoi të merrte armën gjatë luftës”. Mehmetaj kritikoi mesazhin e këngës, duke theksuar se është në rregull të mos jesh i prirur për luftë.
Ai vuri në dukje se Kurti, në vend që të luftonte, promovoi një qasje paqësore, duke u bërë thirrje të rinjve të braktisin armët gjatë konfliktit. Mehmetaj e quajti këtë veprim frikë, të maskuar si filozofi.
Ai shprehu pakënaqësinë që Kurti ka devijuar nga rruga e ndjekur nga ata që luftuan dhe kontribuan për të ndërtuar vendin. Mehmetaj përfundoi duke thënë se ndonëse frika mund të falet, përpjekjet për të shkatërruar atë që është arritur nuk do të falen kurrë.

Leave a Reply