Në Podujevë është arrestuar një burrë i dyshuar për sulm fizik ndaj nënës së tij, sipas raportimit të Gazetës Online Veriu.info. Policia e Kosovës, në njoftimin e saj të përditshëm, ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur më 24 shtator 2025, në orën 13:30. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Leave a Reply