Pjesëmarrja e Ramush Haradinajt, liderit të AAK-së, në ngjarjen e Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara ka provokuar reagime nga lobet serbe atje.
Në një reagim publik në rrjetin social X, organizata lobuese serbe “Serbian National Defense”, me bazë në Chicago, shprehu kritika të ashpra ndaj Haradinajt. Organizata e akuzoi atë për veprimtarinë e tij në UÇK, duke përmendur pretendime të paqëndrueshme si trafikim organesh dhe të ashtuquajturën Shtëpi e Verdhë në Shqipëri.
Kjo organizatë shkoi më tej, duke i bërë thirrje autoriteteve amerikane që Haradinaj të arrestohet dhe të mos jetë pjesë e një ngjarjeje të tillë si Lutjet e Mëngjesit.

Leave a Reply