Lojtar i Real Madridit përjashtohet pas incidentit në ndeshje

Një përleshje mes bankinave të Real Madridit dhe Barcelonës përfundoi me ndëshkimin e një lojtari me karton të kuq dhe gjashtë të tjerë me të verdhë.

Arbitri Cesar Soto Grado raportoi se Andriy Lunin, portieri i Realit, u dëbua nga ndeshja për sjellje agresive ndaj bankinës kundërshtare. Incidenti ndodhi pasi Pedri i Barcelonës mori kartonin e dytë të verdhë për një faull ndaj Aurelien Tchouameni.

Pas qetësimit të situatës, raporti zyrtar konfirmoi se përveç Lunin, Eder Militao, Rodrygo dhe Vinicius u ndëshkuan për ballafaqim pa përdorim të fyerjeve. Nga Barcelona, Alejandro Balde dhe Ferran Torres morën gjithashtu të verdhën për të njëjtën arsye, ndërsa Fermin Lopez u ndëshkua për sjellje të pakontrolluar.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar në “Santiago Bernabéu”, Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Barcelonës me gola nga Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, ndërsa Fermin Lopez shënoi për katalanasit. Reali tani ka pesë pikë avantazh në renditjen e La Liga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *