Dinamo Ferizaj ka konfirmuar afrimin e një lojtari të ri në ekip, duke shtuar mbrojtësin Ebenezer Ngardial në radhët e tyre.
Ngardial vjen nga skuadra e Ventspilsit në Letoni, duke sjellë me vete përvojë nga niveli i të rinjve të reprezentacionit të Qadit. Ai ka kaluar nëpër grupmoshat U17 dhe U19, përpara se të bashkohej me ekipin e parë të Qadit, si dhe ka bërë një paraqitje për kombëtaren e këtij vendi afrikan.
Në një njoftim në rrjetet sociale, klubi ferizajas shprehu kënaqësinë për këtë përforcim, duke theksuar se Ngardial do të kontribuojë me përkushtim, energji dhe aftësi të larta teknike për sukseset e ardhshme të Dinamos. Ky transferim pritet të forcojë mbrojtjen e ekipit dhe të sjellë një dimension të ri në lojën e tyre.

Leave a Reply